Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Zaev për monstrën: Sipas informatave që i kemi në duar këta qytetarë janë të pafajshëm. Ata padrejtësisë po qëndrojnë në burg (2015)

4 vjet më parë
in LAJME, MAQEDONIA VERIORE, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri, Zoran Zaev, në intervistë me «Zeit Online» në 2015 thotë se shtatë shqiptarë të dënuar për vrasje qëndrojnë të pafajshëm në burg. Zaev kërkon një qeveri kalimtare, informon foldrejt.com duke u bazuar te shkrimi i 2015.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Zoti Zaev, ka disa javë që ju vazhdimisht prezantoni në opinion biseda telefonike të qeverisë. Aty bëhet fjalë për korrupsion dhe manipulim zgjedhjesh. Dhjetëra-mijëra njerëz për këtë arsye kanë dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski. Edhe sa do të mund të qëndrojë ai në pushtet?

Zoran Zaev: Situata nuk është e thjeshtë për të. Besoj se ai së shpejti do t’ia bëjë punën më të lehtë opozitës dhe lëvizjes qytetare. Shpresoj se së bashku do të gjejmë një zgjidhje të krizës dhe do t’i qetësojmë njerëzit. Së pari na duhet një qeveri e përkohshme. Ajo duhet t’i përgatit zgjedhjet e reja.

Kemi detyra urgjente për t’i kryer. Duhet të rikthehet liria e mediave, pavarësia e drejtësisë. Duhet të ndodhë ndarja e partisë nga shteti. Këto janë detyra thelbësore. Me këtë rast ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë.

Së fundi ju, me ndërmjetësimin e tre parlamentarëve të BE-së, keni zhvilluar negociata në Strassburg me Gruevksin. A ekziston një rrugëdalje nga kriza, e cila do t’ia ruante atij fytyrën? Shumë demonstrues kërkojnë që ai të futet në burg.

Zaev: Nuk besoj se ai jep dorëheqje. Kështu ai personalisht do ta pranonte fajin. Besoj se përmes negociatave mund të krijojmë një qeveri të përkohshme. Pastaj për të mund të jetë i mundshëm një largim i dinjitetshëm.

Por ai patjetër duhet të jep dorëheqje?

Zaev: Duhet të ekzistojë një mundësi për të që në kuadër të procesit të gjejë një rrugëdalje. Tashmë kemi disa dorëheqje nga qeveria e tij. Ky është mesazh i qartë nga rrethi i tij. Ai është i gatshëm.

Më 10 maj në Kumanovë shpërthyen luftime të ashpra mes policisë dhe ekstremistëve shqiptarë. Vdiqën 22 veta (ndërkohë numri i viktimave është korrigjuar, bëhet fjalë për 18 të vdekur, vër. e red), mes tyre tetë policë. Kjo ngjarje deri më sot nuk është sqaruar. Ka thashetheme se ishte provokim i qeverisë. Cili është mendimi juaj?

Zaev: Sipas informatave që i kemi, aty ka pasur një përzierje të dikastereve qeveritare. Besoj se ka pasur edhe lidhje me aparatet e sigurisë të qeverisë. Mendojmë se atje ka ndodhur një gabim. Andaj ndodhi përleshja dhe vdekja e policëve. Kjo s’ka qenë e planifikuar. Diçka ka dështuar aty. Por shoqëria jonë nuk është irrituar nga kjo ngjarje. Njerëzit po qëndrojnë bashkë.

Thuhet se kishte edhe një sfond xhihadist?

Zaev: Po, në Kumanovë kanë marrë pjesë edhe njerëz që kanë luftuar në Siri. Ata janë kriminelë. Por ne duhet ta pyesim veten përse nuk kanë vepruar më herët aparatet tona të sigurisë për t’i stopuar ata.
Dihet se ky grup para Kumanovës e kishte sulmuar një stacion policor në një lokalitet kufitar maqedonas. Përse nuk është ndërmarrë asgjë? Përse në Kumanovë është përdorur dhuna e tillë? Ka pasur mjete të tjera për t’i djegur ekstremistët. Ka qenë e mundshme që atyre t’ju ndalet rryma dhe uji. Por policia veproi si të ishte luftë. Ajo hapi zjarr nga të gjitha grykat e armëve. Përse?

Ju e keni shkaktuar krizën aktuale duke i publikuar bisedat telefonike të qeverisë. Ju këtë po e bëni hap pas hapi. Përse nuk i keni prezantuar të gjitha që i keni përnjëherë?

Zaev: Duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet t’i ruajmë burimet dhe materialin. Për një gjë të tillë s’ka rrugë tjetër.

Nga e keni marrë këtë material?

Zaev: Prej njerëzve në aparatin e sigurisë. Disa prej tyre ndërkohë kanë braktisur vendin, të tjerët janë këtu. Janë Whistleblower, (siç quhen në anglisht, domethënë zbulues, tregues skandalesh, vër. e red.). Për mua janë patriotë.

Në Maqedoni ekziston edhe një vrasje tjetër e shumëfishtë, e cila edhe sot e trondit shoqërinë. Në vitin 2012 në një lagje periferike të Shkupit u vranë katër të rinj maqedonas dhe një i rritur. Për këtë vrasje disa shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ju keni paralajmëruar se e dini të vërtetën për këtë rast. Çfarë ka ndodhur tamam?

Zaev: Kam premtuar se do ta ndajmë të vërtetën e plotë me qytetarët tanë. Por momentalisht jam i shqetësuar mbi reagimin e bashkëqytetarëve tanë shqiptarë..

Përse?

Zaev: Rasti është shumë, shumë i ndjeshëm. Vrasjet ndodhën gjatë Pashkëve. Kjo është tepër simbolike. Për këtë janë dënuar shtatë shqiptarë. Aktakuza fliste për vrasje me motive terroriste. Sipas informatave që i kemi në duar këta qytetarë janë të pafajshëm. Ata padrejtësisë po qëndrojnë në burg.

A nuk do të ishte më mirë sikur t’i shpalosnit shpejt dëshmitë? Ata shtatë njerëz do të dilnin nga burgu. Ata janë, siç thoni ju, të pafajshëm.

Zaev: E di. Jam i shqetësuar se një pjesë e shqiptarëve do të reagojnë dhunshëm nëse kjo bëhet publike. Mund të ketë të vdekur. Për këtë arsye po zhvillojmë bisedime intensive me bashkësinë shqiptare për të parë se si mund të shmangim një reagim të tillë. Duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj të vërtetës. Duhet të ruajmë unitetin e popullit.

A keni frikë se kryeministri Gruevski do të gjendet në situatë pa shtegdalje nëse ju e bëni publik të vërtetën për këtë rast vrasjesh?

Zaev: Unë jam shumë aktiv në mediat sociale. Atje vazhdimisht lexoj lajme të njerëzve që thonë: «Hajde të shkojmë në burg, t’i nxjerrim të pafajshmit. Pastaj shkojmë bash para zyrës së kryeministrit dhe e arrestojmë atë!» Mund të ketë probleme.

A keni frikë se nuk mund ta kontrolloni situatën?

Zaev: Po, për momentin jam shumë i shqetësuar. Duhet t’i përgatisim njerëzit për të vërtetën. Duhet të jemi shumë të përgjegjshëm.

A mund të ketë përleshje luftarake si në vitin 2001?

Zaev: Jo, qytetarët tanë po qëndrojnë së bashku. Ata kanë kaluar nëpër përvojën e vitit 2001. Atje nuk duan të kthehen. Qytetarët tanë janë ruajtësit më të mirë të paqes. Ky është mesazhi më i mirë. Frikësohem se individët mund të ushtrojnë dhunë.

Kriza aktuale në Maqedoni ka shpërthyer në një moment kur ekziston një konfrontim mes Perëndimit dhe Rusisë. A po bëhet Maqedonia lodër e fuqive të mëdha?

Zaev: Unë jam lider i opozitës. Unë do e kisha ditur nëse do të ekzistonte një përzierje e fuqive të mëdha në konflikt. Ajo s’ekziston. Është e mundshme që dikush mund ta shfrytëzojë krizën. Me 1,6 milionë banorë ne jemi vend i vogël. 400 mijë maqedonas janë nën moshën 18-vjeçare. Joshja është e madhe që këta të manipulohen. Vendi ynë padyshim është në Europë. Duam të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë, por duam të shkojmë në Europë. Nuk ka alternativë tjetër.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Erdoğan: Diktati në industrinë e mbrojtjes është i papranueshëm

Lajmi tjetër

Instituti i Historisë botoi librin, Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1944-1948, Vëllimi I – me autor Qerim Litën dhe Sabit Sylën

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM