Wilfried Zaha është bashkuar me Galatasaray në një marrëveshje trevjeçare pasi kontrata e tij me Crystal Palace skadoi, shkruan BBC Sport, transmeton Fol Drejt.
30-vjeçari do të paguhet një tarifë nënshkrimi prej 2.35 milion euro (2 milion £) dhe një pagë vjetore prej 4.35 milion euro (3.75 milion £), tha klubi turk.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë erdhi nga akademia e Palace dhe ka kaluar vetëm një sezon larg klubit.
Ai bëri 458 paraqitje për Eagles, e treta më së shumti në historinë e tyre, dhe shënoi 90 gola – shtatë sezonin e kaluar.