Marshi protestues kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, kanë filluar, raporton Fol Drjet.
Protestuesit fillimisht janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
Qindra qytetarë kanë vërshuar në shëtitoret e kryeqytetit duke mbajtur parulla me mbishkrime kundër formimit të këtij entiteti politik, i cili po cilësohet si i rrezikshëm për sovranitetin e vendit.
“Bashkë kundër Asociacionit”; “Kosova ka një parlament”; “Kosova Republikë, S’ka Zajednicë. Pikë!” – ishin disa prej tyre.
Protesta e iniciuar nga një grup studentësh, duket që ka gjetur përkrahje edhe nga qytetarë të tjerë të shumtë, të cilët nuk kanë hezituar t’i bashkohen marshit protestues./FolDrejt/