Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, vlerësoi sot se vendimi për dërgimin e tankeve “Leopard 2” në Ukrainë është një konfirmim i përfshirjes së Gjermanisë në një “luftë të planifikuar paraprakisht kundër Rusisë”.
Siç ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Telegram, nëse i shtohen deklaratat e ish-kancelares gjermane Angela Merkel se Perëndimi forcoi Ukrainën dhe nuk i kushtoi rëndësi marrëveshjeve të Minskut, atëherë bëhet fjalë për një “luftë të planifikuar paraprakisht kundër Rusisë”.
“Mos thoni më vonë se nuk keni dëgjuar për këtë”, tha Zakharova, transmeton Fol Drejt.