Rusia ka rënë dakord të zgjasë vlefshmërinë e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas përmes porteve të Detit të Zi për vetëm 60 ditë, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“E përsërisim edhe një herë. Rusia ka rënë dakord të zgjasë kontratën për 60 ditë”, theksoi Zakharova, përcjell Fol Drejt.
OKB-ja konfirmon se marrëveshja e grurit është zgjatur, tha sot zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të organizatës botërore, Stefan Duzharik, por nuk specifikoi se për sa kohë është zgjatur vlefshmëria e marrëveshjes./FolDrejt/