Moska akuzoi Shtetet e Bashkuara për sjellje toksike anti-ruse dhe tha se kjo e shtyu atë të shtynte bisedimet për armët bërthamore me zyrtarët amerikanë në Kajro këtë javë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Në të gjitha fushat, ne vërejmë nivelin më të lartë të toksicitetit dhe armiqësisë nga Uashingtoni”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Maria Zakharova në Telegram.
“Si pjesë e luftës hibride gjithëpërfshirëse të nisur kundër nesh, pothuajse çdo hap i SHBA-së drejt Rusisë është subjekt i një dëshire patologjike për të dëmtuar vendin tonë kudo që të jetë e mundur.”/FolDrejt/