Tani gjëja më e rëndësishme është bashkimi, shkroi përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në llogarinë e saj në kanalin Telegram.
“Ne kemi një komandant të përgjithshëm. Jo dy, jo tre. Një. Dhe ai u bëri thirrje të gjithëve të bashkohen. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme tani,” shkroi ajo.
Sipas saj, “armiku është vetëm në pritje të një konflikti civil” në Rusi dhe tha se “është një tundim i madh të vendosësh mendimin mbi interesat e vendit dhe popullit”./FolDrejt/