Ka disa zakone të pashëndetshme që shumica prej nesh i praktikojnë dhe që ndikojnë negativisht në shëndetin e veshkave pa e kuptuar fare.
Së pari, duhet të reduktoni marrjen e kripës. Organizata Ndërkombëtare e Shëndetit të Veshkave rekomandon që të rriturit të konsumojnë një maksimum prej 2300 miligramësh natriumi në ditë, ndërsa njerëzit me sëmundje të veshkave ose presion të lartë të gjakut duhet të kufizojnë marrjen e tyre në 1500 miligramë në ditë, përcjell Fol Drejt.
“Kur hani shumë kripë, veshkat reagojnë duke mbajtur ujin për ta holluar atë. Në këtë mënyrë ato dëmtohen. Mund të dëmtojë gjithashtu muskulin e zemrës”, tha Dr. S. Adam Ramin.
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën profesionale “Nutrition”, personat që hanë ushqime ultra të përpunuara kanë incidencën më të lartë të sëmundjeve kronike të veshkave. Pra, shkurtoni ushqimet e shpejta dhe hani më shumë fruta dhe perime.
Gjithashtu nuk duhet të ekzagjeroni konsumimin e mishit të kuq. Një studim i vitit 2017 zbuloi se ishte i lidhur me rrezikun e sëmundjes së veshkave në fazën përfundimtare.
Pijet me ëmbëlsues artificialë janë të sigurta nëse i pini me moderim. Megjithatë, nëse i konsumoni çdo ditë, keni një rrezik më të lartë për dëmtim të veshkave, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Organizata Ndërkombëtare për Ruajtjen e Shëndetit të Veshkave njoftoi se pirja e pijeve alkoolike dyfishon rrezikun e sëmundjeve kronike të veshkave./FolDrejt/