Zëvendëspresidenti i Interit drejtpërdrejt në Instagram rikthehet për të folur për sulmuesin argjentinas, i cili është në radarin e Barcelonës tash e sa kohë.
Shume thashetheme vazhdojnë të vijnë nga Spanja në lidhje me një transferim të mundshëm te Lautaro Martinez në Barcelonë.
Javier Zanetti ka hedhur poshtë edhe një herë lajmet mbi sulmuesin argjentinas.
Live në Instagram me ‘ESPN’, Zanetti kthehet të flasë për Lautaron dhe shpjegon: “Së pari duhet të them që jam i lumtur për të dhe për atë që po bën.
Kur e blemë ne e dinim se mund të behej një lojtar i rëndësishëm, ne kishim në mendje se çfarë mund të bëhej ai, forma e mirë e tij gjatë këtij sezoni na tregon që kemi pasur të drejtë.
Ai është vetëm 22 vjeç dhe ka një të ardhme të shkëlqyeshme përpara. Unë jam gjithashtu i lumtur si argjentinas, sepse kemi një sulmues të shkëlqyeshëm për vitet e ardhshme. Normal që klubet e mëdha janë të interesuara për të”, deklaroj Zanetti.