Filan M. (25) është arrestuar në fund të 2019, kurse seanca e parë e Gjykatës ndaj tij është mbajtur në fillim të shtatotrit 2020. Ai dyshohet si pjesëtar i ISIS dhe që ka tentuar të “vrasë sa më shumë pabesimtarë” në Gjermani.
Djali i një prindi nga Maqedonia, i cili është udhëheqës me një klinikë të njohur për sëmundjet e zemrës, ka “planifikuar një sulm në një restorant në Frankufrt”, shkruan media gjermane bild.de, përcjell foldrejt.com.
Në fakt mediat gjermane si FR.de i referohen atij edhe si djali nga Offenbacher, pasi ka jetuar në këtë qytet gjerman.
“Ai kishte tentuar të kurdisë një bombë për sulm në restorantin gjerman. Por sulmi i dështoi, pasi M. kishte folur për idetë e tij në rrjetet sociale. Krahas kësaj, kishte porositur edhe municione në internet, e mjaftueshme për të ardhur deri te dyshimet e policisë gjermane,” përcjell foldrejt.com.
Poashtu, M. kishte kthyer vlerat e Bitcoinit të tij në para të gatshme, që më pas i kishte dërguar në një firmë fantazmë. Babai i tij kishte investuar shuma marramendëse për shkollimin e djalit, por në fakt ai ishte marrë me punë të pista, ku në vend të shkollës ishte dënuar edhe me burgim.
Kjo jetë e tensionuar nga rinia e tij, më pas duhet ta ketë lidhur me grupe ekstremiste, që “papritur zbulon rrugën më të lehtë për të shkuar në parajsë”.
Fjalët e tij në Gjykatë
Filan M. thekson se kontaktet e para me fenë i ka marrë nga stacionet urbane hekurudhore. Me krijimin e ISIS, M. loboi dhe impresionohej nga ata.
“Ata janë të fortë. Ata nuk binë poshtë pabesimtarëve,” thoshte ai. Për të mos rënë ata poshtë pabesimtarëve, njëherë duhet të jesh besimtar, ishte ideja e radhës e 25 vjeçarit, që filloi një radikalizim të shpejtë.
M. ishte dënuar edhe më parë me 2.5 vjet heqje lirie, kurse në prill 2019 u lirua nga burgu. Por atij i mbeti “dashuria për besimin në Zot”. Ngadalë filloi të urrejë oksidentin dhe shtetin.
Ai nisi të urrejë shtetin, pasi pas lirimit nga burgu, Gjermania nuk e kishte financuar jetën e tij, por e dërgoi te nëna dhe njerku – që në këto momente janë divorcuar. Urrejtja i shtohet, pasi sheh dhunën e bombardimeve Perëndimore mbi Sirinë dhe Irakun në koalicionin kundër ISIS.
Kjo i solli “detyrën e re”, që t’i kundërpërgjigjet Perëndimit me një sulm me bombë. Ai mendoi për një sulm vetëvrasës, pasi kjo do e “dërgonte menjëherë nga shtëpia e mërzitshme me nënën e njerkun, direkt në parajsë”. Me këtë do plotësonte detyrën.
I riu nuk është përgjigjur qartë në Gjykatë, se pse me 1000 eurot që i dërgonte çdo muaj i ati, nuk mori një banesë të vetën, që të mos jetonte me nënën dhe njerkun.
Procesi vijon akoma, por drejtësia për këto akuza mund ti kushtojnë jetën me burgim të përjetshëm./Foldrejt.com