Abc mëson detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë ku një 56-vjeçar humbi jetën pas sherrit me fqinjin.
Mësohet se viktimë ka mbetur Nikolin Staka, 56 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është Alban Meneri, 51-vjeç.
Ky i fundit po debatonte me një grua për vendin e parkimit, ndërkohë që viktima i ka parë nga kati i dytë.
56-vjeçari mësohet se i ka thënë: “Çfarë bën, s’të vjen zor që zihesh me gra.”
Ndërkohë autori i dyshuar i është përgjigjur :“Zbrit poshtë se ta tregoj unë.”
Në momentin që Staka ka zbritur pishtë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen në banesë nga hemorragjia. Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik, por Staka është gjetur i pajetë ditën e djeshme, 31 korrik.
Burime për abc bëjnë me dije se Staka, lindur në Laç, ishte me profesion mësues dhe prej një muaji jetonte me qira në Tiranë. Më parë kishte jetuar në Belgjikë./abcnews.al/