Autoritetet egjiptiane u kanë kërkuar 11 pilotëve izraelitë që të largohen nga territori i vendit pasi kishin zbritur pa viza.
E përditshmja izraelite ‘Maariv’ tha se pilotët u ulën në Egjipt me avionë të vegjël, por autoritetet egjiptiane u kërkuan atyre të largohen duke përmendur “arsye të sigurisë kombëtare”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Raporti tha se pilotët nuk ishin në gjendje të kthehen pasi avionëve të tyre u mbaroi karburanti dhe moti ishte shumë i stuhishëm për të fluturuar përsëri në mënyrë të sigurt.
Gazeta izraelite gjithashtu tha se Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit po përpiqet të punojë me autoritetet egjiptiane për të mundësuar kthimin e sigurt të pilotëve.
Megjithatë, ministria izraelite theksoi se faji është i vetë pilotëve që fluturuan në Egjipt pa viza të nevojshme.
Autoritetet egjiptiane deri më tani nuk kanë komentuar këtë çështje./FolDrejt/