Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë çmimet e derivateve për ditën e sotme tregojnë për një zbritje qesharake prej 1 cent nga dita e djeshme, ndërsa ato të benzinës dhe gazit mbesin të njëjta.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75€ për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.69€ për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78€ për litër”, thuhet në njoftimin e ministrisë./FolDrejt/