Gjatë studimeve arkeologjike në rajonin historik Saqqara, i cili përdorej si vendbanim në Egjiptin e lashtë dhe ku ndodhen varret mbretërore, u zbuluan 250 mumie dhe 150 statuja, të cilat vlerësohet se datojnë në vitin 500 para Krishtit.
Sipas lajmeve të kanalit “Sada el-Beled” në vend, gjatë gërmimeve arkeologjike në rajonin historik Saqqara në qytetin e Gizës, janë gjetur objekte të reja që i përkasin periudhës antike të Egjiptit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Thuhet se 250 mumie dhe 150 statuja u zbuluan në rajonin Saqqara, ku që nga viti 2018 kanë vazhduar gërmimet arkeologjik.
Gjithashtu thuhet se ky është zbulimi më i madh i bërë në Saqqara që nga viti 2018.
Theksohet se kishte 250 arkivole me ngjyra prej druri që vlerësohet se datojnë 500 para Krishtit ndërsa mumiet brenda ishin ruajtur mirë.
– Një papirus që besohet të jetë pjesë e “Librit të të Vdekurve” u gjet në varr
Në një prej varreve u zbulua një papirus me 250 mumie, i cili mendohet se përmban pjesë nga “Libri i të Vdekurve”.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Artefakteve Historike, Mustafa Veziri i lidhur me Ministrinë e Turizmit të Egjiptit tha se në një nga varret e hapura është gjetur një papirus, i cili konsiderohet se përmban informacione nga “Libri i të Vdekurve”.
Veziri deklaroi se papirusi i gjetur u dërgua në laboratorin në Muzeun e Kajros për kërkime të nevojshme.
“Libri i të vdekurve”, i cili përmban fraza fetare që besohet se udhëzon të vdekurit, njihet si një libër fetar i përdorur në ritet funerale në Egjiptin e lashtë midis viteve 1550-50 para Krishtit./FolDrejt/