Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda 9 majit. Sipas asaj që raporton Sky News, pavarësisht problemeve që thuhet të kenë, ushtria ruse mendon se mund ta fitojë luftën brenda kësaj date.
Media britanike citon fjalët që po qarkullojnë brenda ushtrisë pushtuese, pasi po thuhet se figura të larta ushtarake, po u thonë ushtarëve se konflikti duhet të përfundojë deri më 9 maj.
Nga ana tjetër, ushtria ukrainase thotë se po kryhet “punë e vazhdueshme propagandistike mes personelit të forcave të armatosura të Federatës Ruse” për këtë datë që ka rëndësi për rusët. Bëhet fjalë për atë që kujtohet si “Dita e Fitores” dhe kujtohet çdo vit në Moskë me një paradë./FolDrejt/