Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po planifikon të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus Vladimir Putin në Soçi më 4 shtator, raportoi të martën Haberturk.
Kjo do të jetë një vizitë njëditore që do të fokusohet më së shumti në fatin e marrëveshjes së grurit, tha kanali televiziv. Të dy liderët do të diskutojnë edhe për Sirinë.
Më herët, një burim diplomatik në Turqi tha për TASS se një takim midis Putinit dhe Erdoganit do të zhvillohet në Soçi, ndoshta më 4 shtator, shkruan TASS.