Dy persona janë zënë te liqeni i Badovcit duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet që ka qenë i mbushur me dinamit.
Kështu bën me dije Policia e Kosovës.
Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa është njoftuar edhe njësiti për deminim për të dal në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Federata e Peshkatarëve të Kosovës, të cilët thonë se në vendin e ngjarjes kanë hasur në tre persona, ku njëri prej tyre është larguar në drejtim të panjohur.
‘Kryetari i FPSRK bashkë më kryetarin e Shoqatës Krapi gjatë kontrollit në liqenin e Badovcit hasëm në tre persona punëtorë tek ura e Honrocit aty ku po rregullohet ura. Ata gjatë ditës punonin ne urë kurse gjatë natës peshkonin me rrjeta po edhe kishin përgatitë dinamit të cilët kishin qenë të përgatitur qe të përdorin për kapjen e peshqve në masë të madhe por pas intervenimit arritëm të parandalonim hedhjen e dinamitit pasi kishin përgatit edhe misër të bluar për joshjen e peshqve ku kishin tri kuti nga tre kg. Pasi i penguam këta persona i njoftuam policinë dhe pasi erdhën policia e konfiskuan dinamitin i cili ishte i përfunduar vetëm të lëshohet në ujë dhe të kryejnë punën prandaj dy te dyshuar janë shoqëruar në polici, njëri nga ta është ndalë për 48 orë kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu edhe një i dyshuar ka ikë nga vendi i ngjarjes është në kërkim nga policia i cili dyshohet se ka kap rrjetën e peshkimit dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes po i njëjti është tani i njohur për policinë”, thuhet në njoftimin e federatës.