Një varr masiv që përmban rreth 17.5 ton hi njerëzor, e barabartë me 8,000 njerëz, është zbuluar pranë një ish-kampi përqendrimi nazist në Poloni, njoftoi të mërkurën Instituti Kombëtar i Memorialit të Polonisë.
Instituti, i cili heton krimet e kryera nga nazistët dhe komunistët gjatë pushtimit të Polonisë, tha se mbetjet u gjetën në pyllin Bialucki pranë kampit të përqendrimit Soldau, i njohur tani si Dzialdoëo në veri të Varshavës. Gjermania naziste e ndërtoi këtë kamp kur pushtoi Poloninë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e përdori atë si një vend tranziti, robërie dhe shfarosjeje të hebrenjve, disidentëve politikë dhe anëtarëve të elitës politike polake. Vlerësimet thonë se numri i të burgosurve të vrarë në Soldau është 30,000, por shifra nuk është vërtetuar kurrë. “Zbulimi i këtij vendi na lejon të konfirmojmë se të paktën 8,000 njerëz kanë vdekur këtu. Ky numër vlerësohet bazuar në peshën e mbetjet e zbuluara. Dy kilogramë hi janë afërsisht ekuivalente me një trup. Viktimat e varrosura në këtë varr ndoshta janë vrarë rreth vitit 1939 dhe shumica e trupave i përkasin elitës polake,” tha Jankovski. Në vitin 1944, autoritetet naziste urdhëruan të digjnin të burgosurit në mënyrë që të hiqnin gjurmët e krimeve të luftës naziste.