Të dielën e kaluar ishte gjetur një kufomë në pyjet gjermane, konkretish në Halle. Pas disa ditësh obduksione është arritur të identifikohet viktima dhe bëhet fjalë për shqiptarin 27 vjeçar Ismail P.. 27 vjeçari përveç tjerash njihej edhe me pseudonimin “King” dhe merrej me boks.
Sipas medias gjermane Bild, Ismaili deri në vendin e ngjarjes duhet të ketë shkuar me taksi, ku ishte ndaluar në shumë vende, ku sipas gjitha gjasave kërkonte të takohej me një shok. Gjatë largimit nga taksi për në pyll, ai kishte lënë çantën me dokumentat në taksi, përcjell foldrejt.com.
Pasi ishte dëgjuar një e shtënë me armë zjarri, shoferi i taksisë menjëherë ka lajmëruar policinë. Andaj policia e ka pasur lehtë të identifikojë të zhdukurin, që pas katër ditëve ju gjet edhe kufoma në Dölauer Heide.
Tashmë policia punon për zbardhjen e rastit dhe identifikon vendet ku është ndaluar taksi me 27 vjeçarin./Foldrejt.com