Kjo kamerë ka madhësi të një makine të vogël e cila peshon pothuajse 2 mijë e 800 kilogramë, e ndërtuar me një lente të gjerë pesë metra, mjaft e fuqishme sa për të dalluar një top golfi nga 24 kilometra larg, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse kamera nuk është ende plotësisht e kompletuar, të gjitha pjesët e nevojshme janë siguruar.
Pasi të përfundojnë të gjitha punimet mbi të, kjo kamerë do të marrë imazhe dixhitale të pjesës jugore të qiellit nga maja e malit Cerro Pachon.