Portreti i pasardhësit të Jules Cesar është zhvarrosur në Isernia, në pjesën qendrore të Italisë. Ai mund t’i përkasë në statuje perandorake.
Fytyra nuk gabon. Karakteristikat e idealizuara, apoloniane dhe flokët në ballë të lakuara. Portreti prej mermeri i zbuluar nga arkeologët italianë në komunën e Isernias, në Molise, sipas të gjitha gjasave përfaqëson Augustin, perandorin e parë të Romës.
“Po, ai është … perandori August”, deklaroi në një komunikatë qendra arkeologjike e Molises e ngarkuar me gërmimet. Me një lartësi prej 35 centimetrash, ajo mendohet se i përket një statuje pak a shumë prej dy metrash të gjatë, që daton në vitin 20 para Jezu Krishtit.
Një thesar i vogël i vërtetë për këtë qytet me 21 000 banorë.
Dëmtuar, veçanërisht në pjesën e hundës, siç ndodh shpesh me statujat, kjo kokë u gjet afër murit të vjetër të qytetit.
Ajo korrespondon, në një mënyrë krejt arketike, me llojin e portretit të ashtuquajtur Prima Porta, nga emri i kryeveprës së mbajtur në muzeun e Vatikanit, që ofron modelin më të përhapur të përfaqësimit të sovranit.