Një bimë mishngrënëse mund të tingëllojë si diçka e çuditshme, por ato ekzistojnë dhe priren të hanë insekte dhe kafshë të vogla. Shkencëtarët kanë identifikuar një specie të re të njohur si Nepenthes Pudica, e cila është zbuluar në Indonezi.
Lloji, i njohur si Nepenthes Pudica, prodhon gjethe nën tokë, të cilat janë kurthe për insektet dhe kafshët e vogla. “Ne gjetëm një bimë shtambë që ndryshon dukshëm nga të gjitha speciet e tjera të njohura,” thotë botanisti Martin Dancak nga Universiteti Palacky Olomouc në Republikën Çeke.
Bimët e shtambës zakonisht kapin prenë mbi tokë në sipërfaqen e tokës ose në pemë dhe insektet tërhiqen dhe bllokohen. Megjithatë, Nepenthes Pudica ndryshon nga bimët e tjera që botanistët kanë vëzhguar, sepse arrin ta bllokojë gjahun nën tokë.
“Kjo specie i vendos shtambat e saj të gjata deri në 11 cm nën tokë, ku ato formohen në zgavra ose drejtpërdrejt në tokë dhe bllokojnë speciet që jetojnë nën tokë, zakonisht milingonat, marimangat dhe brumbujt,” thotë Dancak./abcnews.al/