Zbulimi i një varianti të ri omikron të koronës në Afrikën e Jugut (JAR), që përmban 30 mutacione, ka çuar në kufizime të udhëtimit dhe në kolaps të tregut, megjithëse nuk dihet ende nëse ai transmetohet më lehtë se të tjerët, raportoi sot lajmi NBC.
Sipas raportimeve, raste të infektimit me llojin e ri të koronës tashmë janë zbuluar në mbarë botën dhe shumë vende, përfshirë SHBA-në, kanë nxituar të ndalojnë fluturimet drejt Afrikës së Jugut, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) studion rrezikun e virusit të ri.
Shkencëtarët nga Republika e Afrikës së Jugut (JAR) këtë javë identifikuan një variant të ri të koronavirusit që mund të shpjegojë rritjen e papritur të infeksioneve në atë vend./FolDrejt/