Drejtori i Byrosë për ekzaminime mjekoligjore të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës Popullore të vetëshpallur të Donjeckut tha se në varr janë varrosur rreth 40 ushtarë, se 14 trupa tashmë janë hequr dhe 10 janë përpunuar.
“Një varr masiv me trupat e ushtarëve ukrainas u gjet në një park në Mariupol, pranë ish-Stadiumit Metalurg”, tha Dmitry Kalashnikov.
Sipas tij, ushtarët vdiqën në shkurt dhe mars të këtij viti, kur ajo pjesë e qytetit ishte nën kontrollin e Ukrainës./FolDrejt/