Lionel Messi së shpejti pritet të bëhet lojtar i lirë. Përpara tij është pezullimi i vendosur nga PSG për shkuarjen pa leje në Arabinë Saudite.
Në fund të qershorit i skadon kontrata e tij me PSG dhe ai do të jetë i lirë të kërkojë një klub ku do të vazhdojë karrierën. Mediat botërore ende nuk e dinë se ku do të jetë. Argjentinasi 35-vjeçar pritet të vazhdojë të luajë futboll dhe më së shpeshti raportohet të zgjedhë mes një oferte të pasur nga Al Hilal dhe një rikthimi te Barcelona, ku e zhvilloi tërë karrierën e tij profesionale për klube deri në kalimin e tij në Paris.
Al Hilal i ofron atij shumë më tepër
Nga njëra anë është oferta më e pasur në historinë e sportit, pasi skuadra arabe i ofron futbollistit argjentinas deri në 450 milionë euro. Nga ana tjetër mund të realizohet një rikthim romantik në Camp Nou, përballë tifozëve që e duan dhe klubit ku ka fituar statusin e futbollistit më të mirë për disa vite radhazi.
Barcelona nuk mund t’i ofrojë Messit aq sa Al Hilal, por Sporti spanjoll zbulon se çfarë mundet. Dyshohet se oferta e drejtuesve të Barcelonës për rikthimin e Messit është si më poshtë: klubi është gati t’i ofrojë atij një bashkëpunim dy vjeçar, me faktin se Messi mund të vendosë të largohet pas një sezoni. Përveç kësaj, janë gjithsej 25 milionë euro, transmeton Fol Drejt.