BBC ka zbuluar disa dokumente që tregojnë se si një oligark i sanksionuar nga “rrethi i brendshëm” i Putinit – Suleiman Kerimov, fshehu pasurinë e tij.
Dokumentet u zbuluan si pjesë e projektit Pandora Papers Russia, një hetim i drejtuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë. Dokumentet zbulojnë se si një artist zviceran tatuazhesh u emërua gabimisht si pronar i një kompanie që transferoi më shumë se 300 milionë dollarë për firmat e lidhura me Kerimov.
Dhe, ato tregojnë gjithashtu se si 700 milionë dollarë transaksione dhe pronësia sekrete e aseteve luksoze, kaluan të pazbuluara. Hetimi ekspozon dështimet e sistemit bankar dhe pengesat që vendosin sanksionet perëndimore.