Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta”.
Operacioni, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit të bimëve narkotike.
Vihet në pranga një 24-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, në automjet.
Në vijim të operacionit, falë hetimeve të kryera, është vënë në pranga edhe një 31-vjeçar, pasi kishte kutivuar bimë narkotike.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, asgjësohen bimët narkotike që ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe asaj të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjari në automjet, kanë lokalizuar, me anë të dronit, në fshatin Krastë, automjetin që drejtohej nga personi i dyshuar.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në automjetin tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi H. S., 24 vjeç, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të operacionit, si rezultat i veprimeve proaktive, u bë e mundur që në një zonë të pyllëzuar të fshatit Krastë, të zbulohej një sipërfaqje toke në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i kultivimit të tyre, 31-vjeçari K. S., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin H. S.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.