Në Republikën e Afrikës së Jugut u zbulua rasti i parë i Eris (EG.5.1), një nënvariant i variantit Omicron të COVID-19, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë, informohet se në vend është zbuluar rasti i parë i Eris.
Po ashtu në deklaratë qytetarëve të Afrikës së Jugut u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër COVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 9 gusht publikoi një raport lidhur me variantin Eris.
Bazuar në provat aktuale, rreziku i shëndetit publik që përbën Eris u vlerësua si “i ulët në nivel global”, i ngjashëm me rrezikun e varianteve të tjera ekzistuese të COVID-19.
Gjithashtu u theksua se Eris në varësi të karakteristikave të tij mund të përhapet globalisht dhe mund të shkaktojë rritje të rasteve.