Përpos eliminimit në gjysmëfinale, Real Madrid ka fituar shuma të mëdha parash. Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan raportohet se ka arkëtuar 113 milionë euro, vetëm nga Liga e Kampionëve në këtë sezon.
“AS” raporton se Real Madrid ka fituar kaq para në Ligën e Kampionëve, të cilat mund të ndihmojnë klubin në transferimin e lojtarëve. Marrë parasysh faktin se këtë sezon skuadrat nuk kanë gjeneruar shumë para nga stadiumet, shitjet dhe gjërat e tjera, këto para do të jenë një shtysë e madhe për ‘Galaktikët’, të cilët duan të bëjnë transferime të mëdha në afatin e ardhshëm kalimtar.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, deklaroi se klubi nuk do të mund të shpenzojë shumë në qoftë se nuk krijohet Superliga Evropiane.