Është zbuluar përmendorja e kryetarit të parë të LDK-së, të ndjerit dr. Ibrahim Rugova gjatë Ceremonisë së inaugurimit të Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”, në Istog!
“Kërkesa e kahmotshme e shqiptarëve të Kosovës për mëvetësi u legalizua pikërisht nga LDK-ja dhe kryetari i saj i parë,”-tha Kryeministri Hoti në statusin e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Kërkesa e kahmotshme e shqiptarëve të Kosovës për mëvetësi u legalizua pikërisht nga LDK-ja dhe kryetari i saj i parë, dr. Ibrahim Rugova. Lidhja me botën perëndimore, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e tjera të NATO-s rezultoi vendimtare për shpëtimin e popullit të Kosovës nga gjenocidi serb më 1998 dhe 1999.
Istogut sot po i kthehet simbolikisht në bronz djali i zgjedhur, të cilin ky qytet ia dha kombit, për ta shndërruar në prijës dhe burrështetas të parë të Republikës së Kosovës.