Ambasada e Bahreinit në Britaninë e Madhe ka konfirmuar se “Investcorp” është në bisedime për blerjen e klubit të Milanit. Ambasada në fjalë gjithashtu ka konfirmuar se oferta e fondit të investimeve nga Bahrejni është 1.1 miliardë dollarë.
“Investcorp” është themeluar më 1982, teksa menaxhojnë mbi 42 miliardë dollarë asete në të gjithë botën. Nëse klubi i Milanit shitet, atëherë 18 herë kampioni italian do të bëhej klubi i parë nga Italia me pronarë nga Lindja e Mesme.
Bisedimet për shitjen e Mianit i ka pranuar edhe Paolo Maldini. Sipas informacioneve paraprake, mendohet se operacioni do të konkretizohet brenda dy javëve, pra para përfundimit të Serie A. Titulli kampion nuk është kusht.