Një tjetër varr masiv është gjetur në rrethinat e Kievit, ku brenda tij ndodheshin 1200 kufoma.
Lajmin e bënë të ditur vetë autoritetet ukrainase, të cilat thanë se ky varr u gjet pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar në fshatin Buzovë tha se trupat e dhjetëra civilëve u gjetën në një kanal pranë një pompe karburanti.
Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova beri lajmin me dije.
“Ne në fakt tani, vetëm për këtë mëngjes, kemi 1222 njerëz të vdekur vetëm në rajonin e Kievit,” tha Venediktova në një intervistë për Sky News të Britanisë.
Megjithatë, ajo nuk specifikoi nëse trupat e zbuluar ishin ekskluzivisht të civilëve. Venediktova vuri në dukje gjithashtu se 5,600 hetime ishin të hapura për krime të dyshuara lufte që nga fillimi i pushtimit rus. Duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin “krimineli kryesor i luftës i shekullit të 21-të”, ajo tha se ishin 500 kriminelë rusë të identifikuar të luftës.
Deri me tani janë zbuluar disa varre masive por asnjë me këto përmasa./FolDrejt/