Burime zyrtare kanë konfirmuar për Fol Drejt se barrikadat në veri, kanë filluar t’i largojnë vet serbët.
Deri më tani, bëhet fjalë për të paktën dy barrikada në rrugët e Jarinjes.
I njëjti burim për Fol Drejt ka thënë se nuk është përdorur forcë nga ana e autoriteteve të Kosovës, më saktësisht Policisë së Kosovës, e as nga forcat e KFOR-it, për t’i detyruar ta kryejnë këtë veprim.
“Ashtu siç i kanë vepruar, njëanshëm kur i kanë vendosur, ashtu po veprojnë edhe tani, duke i larguar nga rruga” – ka thënë burimi për Fol Drejt.