Moti përvëlues i ditëve që lamë pas, pritet të zëvendësohet me një më të freskët gjatë ditës së sotme, shkruan Fol Drejt.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paraparë rënie të vlerave të temperaturave.
“Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave, sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasi që parashihet ulje e temperaturave në të dy vlerat ekstreme” – thuhet në njoftimin e IHK-së.
Sipas parashikimeve të institutit, “temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.”
Po ashtu IHK paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit, e lehtë deri mesatare./FolDrejt/