Rusia do të përdorë armët bërthamore vetëm nëse i rrezikohet vërtet ekzistenca e saj, tha sonte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai tha se ushtria ruse nuk po kryen sulme ndaj objektivave civile në Ukrainë dhe se qëllimi i operacionit special nuk është “pushtimi i Ukrainës”, transmeton RIA Novosti.
“Ushtria ruse nuk po synon objektivat civile. Pushtimi nuk është një nga qëllimet e operacionit të përmendur,” ka thënë Peskov për CNN-in.