“Sa i përket udhëtimit të presidentit, nuk kam dyshim se një udhëtim i tillë do të bëhet kur të jetë koha e duhur”, tha Dmitry Peskov.
Vladimir Putin do të vizitojë Donbasin kur të jetë koha e duhur, tha më herët të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke folur për gazetën ruse “Izvestia” në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF), shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se një takim mes presidentit rus dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky do të ishte i mundur me kusht që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e situatës aktuale. Megjithatë, kjo ende nuk është në rendin e ditës.
“Sa i përket udhëtimit të presidentit, nuk kam asnjë dyshim se një udhëtim i tillë do të bëhet kur të jetë koha e duhur”, tha Peskov, raportuar nga TASS . Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Kremlinit kujtoi planet e mëdha ruse në lidhje me zhvillimin e Donbass.
“Planet e zhvillimit janë të gjera, shihet se ndërtimet janë duke u zhvilluar, objektet e reja janë duke u vënë në funksion, po bëhen përpjekje intensive për të rikthyer të gjitha sistemet jetike për jetën. Këtu përfshihet furnizimi me ujë, energji elektrike dhe objekte komunale. Puna është intensive, shumë e shumë mijëra njerëz punojnë atje. Nuk ka dyshim se do të vazhdojë”, tha Dmitry Peskov./FolDrejt/