Duke folur për tensionet Kosovë-Serbi, zëdhënësi i Kremlinit tha se lidhur me këtë e mbështesin Serbinë dhe serbët që jetojnë në Kosovë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimtry Peskov, lidhur me tensionet Kosovë-Serbi tha se “përshkallëzimi i çështjes tani për tani u parandalua por situata është shtyrë për 1 muaj. Prandaj është e rëndësishme që të gjitha palët t’i thërrasin arsyes”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Peskov mbajti një konferencë për media në kryeqytetin Moskë rreth zhvillimeve aktuale.
Duke folur për tensionet Kosovë-Serbi, Peskov tha se lidhur me këtë e mbështesin Serbinë dhe serbët që jetojnë në Kosovë.
Sipas tij, kërkesat e administratës së Kosovës janë “të pabaza”.
“Përshkallëzimi i çështjes tani për tani u parandalua por situata është shtyrë për 1 muaj. Prandaj është e rëndësishme që të gjitha palët t’i thërrasin arsyes”, u shpreh Peskov.
“Duhet të respektohen të drejtat e serbëve”, tha ai duke shtuar: “Vendet që njohin dhe janë garantues të Kosovës, duhet të përdorin ndikimin e tyre për të parandaluar administratën e Kosovës nga ndërmarrja e hapave të paparashikuar që mund të përshkallëzojnë tensionet në të ardhmen”./FolDrejt/