Pretendimet e Rusisë se nuk ishte e përfshirë në sulmin në stacionin hekurudhor në qytetin Kramatorsk në Ukrainën lindore nuk janë bindëse për Pentagonin, tha mbrëmë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Kirby tha në konferencën për shtyp se Pentagoni vlerëson se ishte një sulm rus dhe se në të është përdorur një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, shkruan CNN, transmeton FolDrejt.
“Ky është një tjetër tregues i brutalitetit të Rusisë në këtë luftë dhe mungesës së dëshirës për të shmangur plagosjen e civilëve,” tha ai./FolDrejt/