Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, beson se incidenti me kryqëzorin rus “Moska” do të ndikojë në potencialin ushtarak të Rusisë në det në një afat të shkurtër, duke theksuar se Rusia “ka kapacitet të mjaftueshëm në det”.
Siç tha ai, Rusia ka dhe ka pasur midis 10 dhe 20 anije që kanë qenë aktive në Detin e Zi dhe Azov që nga fillimi i operacionit në Ukrainë, kështu që është “e vështirë të thuhet se cili do të jetë saktësisht efekti i çaktivizimit të kësaj anijeje”.
“Ata kanë ende një numër të mjaftueshëm kapacitetesh ushtarake në det”, përfundoi Kirby./FolDrejt/