Ibrahim Kalin shtoi se gjatë bisedimeve me delegacionet e kandidatëve për anëtarësim në NATO, Finlandës dhe Suedisë, Ankaraja ka vërejtur një qëndrim pozitiv ndaj heqjes së embargos për eksportin e armëve.
Sanksionet kundër Turqisë për furnizimin e produkteve të industrisë së mbrojtjes po e bëjnë NATO-n më të dobët, tha sot një zëdhënës i presidentit turk Ibrahim Kalin.
“Ne kërkuam nga Suedia dhe Finlanda që kufizimet në importin e produkteve të industrisë së mbrojtjes të hiqen menjëherë dhe pamë qëndrimin e tyre pozitiv ndaj heqjes së sanksioneve ndaj sektorit të mbrojtjes. Kjo është thelbësore, sepse mendojmë se është e gabuar që aleatët të vendosin embargo. ndaj njëri-tjetrit dhe i bën të lumtur armiqtë tanë”, tha Kalin në një konferencë për shtyp në Ankara, transmeton Fol Drejt.