Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se të gjitha të drejtat e serbëve të Kosovës duhet të mbrohen dhe se Rusia është e përkushtuar për zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike.
“Ne qëndrojmë për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës dhe për përmbushjen e obligimeve të marra nga palët sipas të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me këtë situatë. Gjëja më e rëndësishme për ne është sigurimi i interesave të serbëve. Ne mbështesim përpjekjet paqësore të palëve dhe zgjidhjen e situatës me mjete diplomatike”, tha Peskov në një konferencë për shtyp në Moskë.
Duke theksuar se është e nevojshme të zvogëlohen tensionet, Peskov tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka kërkuar mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin për situatën në Kosovë, shkruan Index.hr, raporton N1, transmeton Fol Drejt.