Kryeziu, ka falënderuar policinë për ruajtje të rendit dhe qetësisë përgjatë protestës dhe qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa theksoi se janë duke u angazhuar që të zbusin ndikimin e krizës globale energjetike tek ta, njofton Klankosova.tv.
“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin. Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.