Zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Veran, tha në intervistën e sotme për të përjavshmen Journal de Dimanche se pushteti ekzekutiv do të vazhdojë të përmirësojë dhe riorganizojë shoqërinë, pavarësisht bllokadave dhe protestave.
Ai theksoi se ndryshimet në sistemin e pensioneve “nuk do të thotë se axhenda e reformave të qeverisë franceze po tërhiqet”.
“Reforma e pensioneve nuk shënon fundin e procesit të reformës. Nesër do të ketë reforma të tjera, të cilat do të drejtohen nga ne ose nga qeveritë që do të vijnë pas nesh”, tha Olivier Veran për të përjavshmen e Parisit./FolDrejt/