Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, ka numëruar ngjarjet kryesore të cilat e shënuan javën e kaluar, shkruan Fol Drejt.
Ngjarja kryesore, sipas Kryeziut, mbetet fitorja e Kosovës në Tribunalin e Arbitrazhit në rastet e padive ndaj shtetit.
“Falë këtyre fitoreve, në më pak se tre muaj buxhetit të vendit i janë shpëtuar rreth 100 milionë euro” – ka shkruar ai.
Ky është postimi i tij i plotë:
Pesë nga ngjarjet kryesore të javës që lëmë pas:
🔵Edhe një fitore e Kosovës në Tribunalin e Arbitrazhit në rastet e padive ndaj shtetit. Falë këtyre fitoreve, në më pak se tre muaj buxhetit të vendit i janë shpëtuar rreth 100 milionë euro.
🔵Një delegacion i Republikës së Kosovës, për herë të parë mori pjesë në konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara. Tash e tutje synojmë të marrim pjesë çdo vit dhe të anëtarësohemi në konventën për Ndryshime Klimatike të OKB-së.
🔵Kosova u ngrit për një kategori në Indeksin e Bankës Botërore të Maturitetit të Teknologjisë në Qeveri. Nga Grupi C në Grupin B, tani jemi në mesin e vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale.
🔵Me 64 vota, u votua në parim buxheti 3.2 miliardë euro për vitin 2023. Buxheti për vitin tjetër, do të jetë më shumë për të gjithë.
🔵U hap thirrja e dytë publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë përmes pajisjeve ekonomike të ngrohjes.