Nga mbledhja e fundit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u kuptua se vlera e koeficientit të pagave në sektorin publik do të jetë 105 euro, vendim ky që ka nxitur pakënaqësi të mëdha, shkruan Fol Drejt.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka e ka cilësuar si vendim të mirë, nëpërmjet të cilit po bëhet nivelizimi i pagave pas 23 vitesh:
“Pas 23 vitesh në Kosovë po bëhet nivelizimi i pagave.
Pagat e mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarakëve dhe shërbyesve civilë po bëhen më në fund dinjitoze.
Deri tash difereneca mes pagës më të lartë e e asaj më të ultë në sektorin publik ka qenë afro 20 herë. Kjo diferencë tash ulet në mënyrë drastike.”
Megjithatë shumë prej qytetarëve, punëtorë të sektorit publik, i kanë komentuar duke e quajtur skandaloz vendimin.
Për më shumë, shihni linkun: