Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë me dije se kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq janë ftuar për t’u takuar në Bruksel nga Borrell.
Kështu bëri me dije Stano, në një konferencë për media.
“Disa herë kemi thënë se do të ketë takim mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i ka ftuar ata të vinë në Bruksel. Do të japim datën e saktë kur të jetë e caktuar”, është shprehur Stano./FolDrejt/