Deputeti i Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka ka dalur kundër bashkëpartiakut të tij, Jakup Kransiqit, madje e ka akuzuar atë se po e nxit kryeministrin Ramush Haradinaj në konflikt me SHBA-të.
Zeka ka reaguar pas një shkrimi të Krasniqit, i cili tha se me rrëzimin e Qeverisë, fiton Haradinaj, përcjell AktivPress. Këtë deputeti i NISMA-së e ka quajtur si të pavërtetë dhe të pavlerë, pasi siç thotë ai Kosova ka nevojë për një njeri si kryeministri i tanishëm i vendit.
Poashtu, Zeka e ka komentuar edhe takimin e sotëm të liderëve të koalicionit me ambasadorin e SHBA-së Kosnett. Sipas tij, ambasadori amerikan ua ka përplasur derën liderëve politik dhe në fund ua ka dhënë një porosi, që sipas deputetit të Nisma-së ka qenë kështu “O me ne, o kundër nesh!” Më poshtë, shkrimi i plot i deputetit Milaim Zeka: Pse po e nxite Jakupi kryeministrin? Pyeteni akademik Nexhat Dacin per konflikt me amerikanet Jakup Krasniqi i Nismes, permes nje shkrimi, ka deklaruar se me rrezimin e qeverise, “fiton Ramushi”! E para nuk eshte aspak e vertete, e dyta, edhe po te ishte e vertete, kjo fitore nuk do te kishte aspak vlere. Ashte e vertete qe sot ambasadori amerikan, bunduzheri Kosnet, sot, perpos qe ua ka perplasur deren lidereve politik te Kosoves, ne dalje ua ka dhene nje porosi: “O me ne, o kunder nesh”!!! Po t’ua kujtoj ngjarjen e 1 mars 2006. Akademik Nexhat Daci ishte ferkuar me diplomatin amerikan, Frank Wisner. Daci ndodhej ne vilen e tije ne Brezovice. Kryesia e LDK se e kishte shkarkuar nga te gjitha postet drejtuesr, pa e pyetur fare. Lajmin per shkarkim nuk po e besonte as vet Daci, por me vone e kuptoi qe ishte i vertete. Ata qe po e nxisin Kryeministrin Haradinaj ne konflik me shtetin amerikan, e para nuk ja dojne te miren e Kosoves, e dyta e duan fundin politik te nje njeriu qe i duhet shume Kosoves ne keto momente dramatike…!!!/AktivPress