Gjashtë persona kanë humbur jetën sot në një zjarr në një hotel në Wellington të Zelandës së Re.
Në pallatin katërkatësh është shembur çatia, për këtë arsye ekziston mundësia që numri i viktimave të jetë më i madh.
Është bërë e ditur se 52 persona kanë arritur të largohen nga ndërtesa, raporton AP, transmeton Fol Drejt.