Zelanda e Re hoqi sot kufizimet e fundit të Covid-19, duke shënuar fundin e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë.
Kryeministri Chris Hipkins tha se detyrimi për të veshur maska në spitale dhe objekte të tjera shëndetësore do të përfundojë në mesnatë, si dhe detyrimi për njerëzit e infektuar me virus për t’u izoluar për shtatë ditë, raportoi AP.
Zelanda e Re fitoi lëvdata për eliminimin e plotë të virusit në fillim të pandemisë, pasi vendosi karantina mbarëkombëtare dhe kontrolle të rrepta kufitare.