Zelanda e Re është bërë vendi i parë në botë që ka shtrirë ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në supermarkete duke përfshirë qeset e holla, të cilat zakonisht përdoren për fruta dhe perime.
Masa, e cila hyri në fuqi të shtunën, është pjesë e një fushate më të gjerë të qeverisë kundër plastikës me përdorim të vetëm, raporton BBC.
Shumica e blerësve përdorin çantat e tyre kur bëjnë blerje pasi qeset plastike u ndaluan në 2019./FolDrejt/